“Emocionet janë rritur sot”- Zelensky i përgjigjet kritikave të Trump: Ukraina do veprojë në përputhje me Kushtetutën e saj

Nga A2 CNN
23 Prill 2025, 21:32 | Bota

“Emocionet janë rritur sot”- Zelensky i përgjigjet

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar për herë të parë pas kritikave të Donald Trump më herët, lidhur me bisedimet e paqes mes Rusisë e Ukrainës.

Sipas mediave të huaja, Presidenti i Ukrainës ka thënë se "emocionet janë rritur sot", por shtoi se të gjitha palët "shprehën pikëpamjet e tyre dhe pranuan me respekt qëndrimet e njëra-tjetrës" në bisedimet e sotme në Londër, shkruan A2 CNN.

"Pala amerikane ndau vizionin e saj. Ukraina dhe evropianë të tjerë paraqitën kontributet e tyre. Dhe ne shpresojmë se është pikërisht kjo punë e përbashkët që do të çojë në paqe të qëndrueshme," shkroi ai në rrjetin social ‘X’.

"Ukraina do të veprojë gjithmonë në përputhje me kushtetutën e saj," shtoi ai, përpara se të thoshte "ne jemi absolutisht të sigurt se partnerët tanë, në veçanti SHBA do të veprojnë në përputhje me vendimet e tyre të forta". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos