Masa e ashpër e Donald Trump ndaj regjistrimit të studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit do të diskutohet nga ministrat e 27 vendeve anëtare që do të takohen sot në këshillin e konkurrencës.
Kështu deklaroi Ministri polak i Shkencës dhe Arsimit të Lartë, Marcin Kulasek, në emër të presidencës së radhës të Këshillit të BE-së.
"Për fat të keq është një çështje shumë aktuale dhe jam i sigurt se ministrat do ta diskutojnë atë gjatë drekës. BE-ja është shumë e hapur për shkencëtarët nga e gjithë bota. Ne e dimë se ky është një aspekt shumë i rëndësishëm për të gjithë ne, veçanërisht në lidhje me fushën e lirisë. Evropa po i kushton shumë vëmendje këtij aspekti dhe është e hapur për shkencëtarët, jo vetëm nga Shtetet e Bashkuara, por nga e gjithë bota", theksoi ai. (A2 Televizion)