
Siç është raportuar, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) thonë se po përballen me sulme të reja me raketa dhe dronë nga Irani, për të dytën ditë radhazi. Ja një përmbledhje e zhvillimeve të fundit që kanë shënjestruar vendin e Gjirit:
Më 4 maj:
EBA njoftoi se ka interceptuar 15 raketa dhe katër dronë të lëshuar nga Irani, duke shënuar herën e parë që vendi është sulmuar që nga armëpushimi SHBA-Iran i 8 prillit, përcjell A2CNN.
Një sulm me dron shkaktoi një zjarr “të madh” në Zonën Industriale të Naftës në Fujairah dhe plagosi tre shtetas indianë.
Sipas zyrtarëve emiratianë, Irani sulmoi gjithashtu një cisternë të zbrazët nafte që i përkiste kompanisë shtetërore të naftës së Abu Dhabit, ndërsa ajo po kalonte nëpër Ngushticën e Hormuzit.
Qeveria iraniane nuk dha një reagim zyrtar për sulmet, por transmetuesi shtetëror publikoi një deklaratë që fajësonte “aventurizmin ushtarak të SHBA-së”.
EBA deklaroi se rezervon të drejtën për t’iu përgjigjur këtyre sulmeve që i cilësoi si “të pabesa”.
Më 5 maj: Rreth orës 18:15 (14:15 GMT), Ministria e Mbrojtjes e EBA-së njoftoi se sistemet e saj mbrojtëse po “angazhoheshin në mënyrë aktive” për të përballuar kërcënimet me raketa dhe dronë nga Irani. (A2 Televizion)