Irani: U detyruam të godisnim territoret e vendeve të Gjirit sepse duhej të mbroheshim nga SHBA-ja dhe Izraeli

Nga A2 CNN
5 Maj 2026, 16:11 | Bota

Irani: U detyruam të godisnim territoret e vendeve të Gjirit sepse

Duke folur dje për televizionin iranian Press TV, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, tha se vendet e Gjirit duhet të ndalojnë “huazimin e sigurisë” nga shtete jashtë rajonit, përcjell A2CNN.

Baghaei deklaroi se prania ushtarake e SHBA-së në Gjirin Persik “është një barrë dhe nuk sjell asgjë tjetër veçse pasiguri”, duke akuzuar Uashingtonin se përdor asetet ushtarake dhe mbështetjen logjistike në vendet e Gjirit për të “çuar më tej aktet e agresionit kundër Iranit”.

“Ne nuk ndiejmë armiqësi ndaj asnjë vendi të rajonit. Arsyeja e vetme pse u detyruam të godisnim territoret e tyre ishte thjesht sepse duhej të mbroheshim nga një akt agresioni nga SHBA-ja dhe Izraeli,” shtoi ai.

Siç është raportuar, Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se të paktën 15 raketa dhe disa dronë nga Irani shënjestruan territorin e tyre dje, përfshirë një objekt nafte në Fujairah që u godit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos