Një shpërthim i fortë në Hënë… të paktën kështu besohet të ketë ndodhur kur një copë rakete e SpaceX që fluturonte në hapësirë që nga viti i kaluar pritej të përplasej në sipërfaqen e satelitit natyror të Tokës me shpejtësi të lartë.
Astronomi Dr. Matt Bothwell shprehet se: “Do të shkaktojë një përplasje paksa të madhe. Duhet të ketë një re pluhuri të lëshuar drejt e në qiell, ndoshta rreth 50 deri në 100 kilometra lart. Dhe do të lërë pas një vrimë mjaft të madhe, ndoshta rreth 30 metra të gjerë ose diçka e tillë. Pra, po, do të jetë një përplasje mjaft e madhe.”
Objekti me madhësinë e një autobusi shkollor është faza e dytë e një rakete SpaceX Falcon 9 që kishte nisur një pajisje uljeje hënore nga Firefly Aerospace drejt hënës në janar 2025. Astronomi Bothëell tha se përplasja do të ofronte një mundësi të rrallë për një eksperiment të kontrolluar në hënë, sepse madhësia e mbetjeve të raketës, shpejtësia e saj dhe vendndodhja e impaktit janë të njohura.
“Nuk duhet të shqetësohemi për këtë përplasje. Do të shkaktojë vetëm një defekt të vogël në Hënë. Është emocionuese për astronomët të mësojnë më shumë rreth Hënës. Nuk do të na ndikojë këtu në Tokë”, vijon Bothwell.
Me një peshë prej 4 tonësh, trupi i raketës duhej të godiste hënën rreth orës 2:35 të mëngjesit, por asnjë nga anijet kozmike që rrotulloheshin rreth hënës nuk pritej të ishte në pozicion për të kapur imazhe të drejtpërdrejta të përplasjes.
(A2 Televizion)