Çfarë pritet nga bisedimet e drejtpërdrejta SHBA-Iran?

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2026, 09:13 | Bota

Çfarë pritet nga bisedimet e drejtpërdrejta SHBA-Iran?

Zyrtarë të lartë amerikanë dhe iranianë pritet të takohen në Oman për bisedime të drejtpërdrejta në orët në vijim. Takimi vjen në mes të krizës që ka rritur frikën e një përballjeje ushtarake midis dy vendeve.

Të dyja vendet mbeten shumë larg në qëndrimet e tyre. Shpresa është që, nëse diskutimet kanë sukses, ato mund të çojnë drejt dakordësisë për një kornizë në negociata, raporton A2CNN. 

SHBA-të kërkojnë që Irani të ngrijë programin e tij bërthamor dhe të heqë dorë nga rezervat e uraniumit të pasuruar, kishin thënë se bisedimet duhet të përfshijnë edhe raketat balistike të Iranit, mbështetjen e vendit për grupet e armatosura rajonale dhe trajtimin e qytetarëve të tij.

Megjithatë, Irani ka thënë se diskutimet do të kufizohen në programin e tij bërthamor dhe nuk është e qartë nëse këto mosmarrëveshje janë zgjidhur.

Në javët e fundit, Presidenti Donald Trump ka kërcënuar se do të bombardojë Iranin nëse nuk arrin një marrëveshje.

SHBA-të kanë dërguar mijëra trupa në rajon, duke përfshirë një aeroplanmbajtëse së bashku me anije të tjera luftarake, si dhe avionë luftarakë.

Irani është zotuar se do t’i përgjigjet një sulmi me forcë, duke kërcënuar se do të godasë asetet ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme dhe në Izrael.

Delegacioni iranian do të udhëhiqet nga Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi, i cili javën e kaluar tha se forcat e armatosura të vendit të tij ishin "me gishtat në këmbëz", ndërsa SHBA-të do të përfaqësohen nga i dërguari special Steve Witkoff dhe dhëndri i Trump, Jared Kushner. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos