Spitali i mrekullive në Itali, shërohen 8 fëmijë me sëmundje të rënda autoimune

Nga Xhevahir Qardaku
5 Shkurt 2026, 23:44 | Bota

Tetë fëmijë me sëmundje të rënda autoimune, që nuk i ishin përgjigjur terapive tradicionale, kanë arritur të shërohen plotësisht falë terapisë me qeliza të quajtura CAR-T.

Sipas studimit të koordinuar nga Spitali “Bambino Gesù” në bashkëpunim me Universitetin e Erlangenit, shtatë prej tyre janë në remision të plotë pas dy vitesh, ndërsa fëmija i tetë ka shfaqur përmirësim të ndjeshëm.

Rezultatet janë publikuar në revistën shkencore “Nature Medicine” dhe konsiderohen me rëndësi të jashtëzakonshme për trajtimin e sëmundjeve autoimune pediatrike të rënda, shkruan A2.

Fëmijët e përfshirë në studim, të moshës nga 5 deri në 17 vjeç, vuanin nga lupus sistemik, dermatomiozit dhe sklerozë sistemike juvenile.

Ekspertët theksojnë se kjo terapi mund të hapë një epokë të re në mjekimin e patologjive autoimune, veçanërisht kur trajtimet e zakonshme dështojnë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos