Fjalimi i Trump për Kombin: SHBA është rikthyer, kjo është epoka jonë e artë

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2026, 07:22 | Bota

Fjalimi i Trump për Kombin: SHBA është rikthyer, kjo

Donald Trump mbajti fjalimin më të gjatë në historinë e “State of the Union”, duke folur për më shumë se një orë e gjysmë para Kongresit amerikan. Presidenti amerikan e përqendroi pjesën më të madhe të fjalës tek arritjet ekonomike, duke mbrojtur politikën e tarifave dhe uljen e taksave, tek imigracioni dhe politika e jashtme.

"Vetëm pas një viti, mund të them me dinjitet dhe krenari se e kemi transformuar veten dhe nuk do të kthehemi aty ku ishim më parë. Kemi pasur një pikë kthese të rëndësishme. Shtetet e Bashkuara janë rikthyer, është epoka jonë e artë dhe ne nuk do të kthehemi më pas”, deklaroi ai.

Ai kritikoi vendimin e Gjykatës Supreme që rrëzoi disa prej vendimeve të tij, duke e cilësuar si të gabuar, por theksoi se administrata do të vijojë me tarifa të reja që nuk kërkojnë miratimin e Kongresit.

“Taksat do të mbeten në fuqi sipas statuseve ligjore alternative të miratuara dhe të testuara plotësisht", tha Trump, raporton A2 CNN.

Në çështjet e brendshme, presidenti amerikan deklaroi se gjatë vitit të fundit nuk ka pasur hyrje të emigrantëve të paligjshëm, ndërsa u përball me reagime të ashpra nga deputetet demokrate Ilhan Omar dhe Rashida Tlaib. "Gënjeshtar". "Ju vratë amerikanë", iu përgjigjën ato.

Ai tha se administrata e tij ka ulur imigracionin e paligjshëm dhe sigurimin e kufirit jugor të SHBA-së, megjithëse nuk përmendi masat e tij të ashpra kundër zbatimit të ligjit për imigracionin në Minesota, për të cilat sondazhet e opinionit publik tregojnë se nuk ishin të popullarizuara në mesin e amerikanëve.

Sa i përket politikës së jashtme, ai tha se SHBA po punon për t’i dhënë fund luftës mes Russia dhe Ukraine, duke përmendur të dërguarit e tij Steve Ëitkoff dhe Jared Kushner. Trump paralajmëroi gjithashtu Iranin se nuk do të lejohet të pajiset me armë bërthamore, duke thënë se preferon ta zgjidhë çështjen përmes diplomacisë.

"Po zhvillon raketa të afta për të goditur Evropën dhe Shtetet e Bashkuara. Nuk do ta lejoj kurrë që të ketë energji bërthamore", tha ai.

Trump u mburr me operacionin e SHBA-së që çoi në arrestimin e presidentit ë Venezuelës, Nicolás Maduro, në Karakas muajin e kaluar dhe tha se politika e tij e jashtme është për "paqen përmes forcës".

Në përgjigjen demokrate, guvernatorja e Virginias, Abigail Spanberger, deklaroi se amerikanët nuk duhet t’i besojnë presidentit, duke paralajmëruar betejë të fortë në zgjedhjet e ardhshme. Ajo tha se presidenti "nuk ofroi zgjidhje të vërteta për sfidat urgjente të kombit tonë".

Fjalimi i presidentit vjen ndërsa sondazhet tregojnë se amerikanët po hezitojnë për agjendën e tij të mandatit të dytë përpara zgjedhjeve vendimtare të mesmandatit në nëntor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos