Franca në alarm! 5 dronë fluturojnë mbi bazën bërthamore, kundërpërgjigjet mbrojtja

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2025, 13:36 | Bota

Franca në alarm! 5 dronë fluturojnë mbi bazën

Disa dronë fluturuan mbi bazën e nëndetëseve në Île Longue në Finistère të enjten në mbrëmje, më 4 dhjetor, ku ndodhen nëndetëset me raketa balistike me energji bërthamore, njoftoi xhandarmëria. Baza është streha e sistemit francez të parandalimit bërthamor dhe nëndetëseve me raketa balistike me energji bërthamore (SSBN), u vu menjëherë në alarm.

Rreth orës 19:30 të së enjtes, pesë dronë u identifikuan teknikisht mbi zonën e sigurisë së lartë, e cila ndodhet pranë portit të Brestit. Xhandarmëria dhe forcat detare aktivizuan një operacion të specializuar kundër-dronëve, ndërsa Batalioni i Pushkëve të Marinës, i ngarkuar me mbrojtjen e bazës, ndërmori disa sulme kundër mjeteve ajrore pa pilot.

Mediat francezë bëjnë të ditur se autoritetet nuk kanë dhënë informacion mbi origjinën e dronëve apo nëse janë neutralizuar plotësisht. Fluturimet me dronë mbi këtë zonë të kufizuar nuk janë të rralla. Natën e 17-18 nëntorit u raportua një tjetër dron mbi gadishullin Crozon, megjithëse ai nuk hyri në zonën e instalimeve ushtarake.

Baza Île Longue, një nga objektet më të mbrojtura të Francës, e cila ruhet nga rreth 120 xhandarë detarë që veprojnë në koordinim të ngushtë me marinsat, për të garantuar sigurinë e arsenalit bërthamor francez. Autoritetet mbeten në gatishmëri të lartë për shkak të rrezikut të aktiviteteve të mundshme të spiunazhit apo provokimeve të tjera ajrore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos