Francesca Albanese: Sekuestrimet e flotiljes nga Izraeli janë aparteid pa kufij

Nga A2 CNN
30 Prill 2026, 11:36 | Bota

Francesca Albanese: Sekuestrimet e flotiljes nga Izraeli janë aparteid pa

Raportuesja speciale e OKB-së, Francesca Albanese, ka dënuar sekuestrimin nga Izraeli të anijeve të flotiljes Global Sumud në ujëra ndërkombëtare, përcjell A2CNN.

“Si është e mundur që Izraeli lejohet të sulmojë dhe të sekuestrojë anije në ujëra ndërkombëtare pranë Greqisë/Europës"?, shkroi Francesca Albanese, raportuese speciale e OKB-së për të drejtat e njeriut në territoret palestineze, në X.

“Pavarësisht se çfarë mendoni për Izraelin e aparteidit dhe udhëheqësit e tij gjenocidalë, kjo duhet të dërgojë valë tronditëse në gjithë Europën".

“Aparteid pa kufij”.

Albanese njihet për kritikat e saj të hapura ndaj Izraelit, të cilat janë konsideruar si anti-semite nga faktorët pro-izraelitë. Ajo është nga të paktët zëra publikë në rang global, që flet në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë për situatën në Lindjen e Mesme. Albanese shpesh e ka cilësuar atë që ka ndodhur në Gaza si gjenocid dhe ka përsëritur konsideratën e saj për liderët politikë të Izraelit si "udhëheqës gjenocidalë" (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos