Presidenti Pezeshkian: Përgjegjësia për çdo pasiguri në Hormuz bie mbi Shtetet e Bashkuara dhe regjimin zionist

Nga A2 CNN
30 Prill 2026, 11:27 | Bota

Presidenti Pezeshkian: Përgjegjësia për çdo pasiguri

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka fajësuar SHBA-në dhe Izraelin për bllokadën e vazhdueshme në Ngushticën e Hormuzit, duke mbrojtur sërish vendimin për të mbajtur jashtë “vendet armiqësore”.

Në një mesazh për të përkujtuar Ditën Kombëtare të Gjirit Persik në mediat shtetërore, Pezeshkian tha se kjo rrugë ujore ishte “një simbol i rezistencës së madhe të kombit iranian”.

“Përgjegjësia për çdo pasiguri në këtë zonë ujore bie mbi Shtetet e Bashkuara dhe regjimin zionist.”

Lufta ndërmjet Iranit dhe amerikano-izraelitëve ka sjellë mijëra viktima në vendet e Gjirit Persik dhe për shkak të përdorimit të bazave amerikane në vendet arabe për operacione ushtarake, janë sulmuar edhe ato vende me goditje të përqendruara nga ana iraniane. Me intensifikimin e anijeve amerikane në Gjirin Persik, paralajmërohet një rihapje e konfliktit të ngrirë pas armëpushimit delikat dhe në një luftë si ajrore, ujore ose dhe tokësore, së bashku me bllokadat amerikane dhe iraniane në Ngushticën e Hormuzit, pritet që bota të paguajë në një mënyrë ose tjetër "haraçin", përcjell A2CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos