Një incident i rëndë në mes të detit është regjistruar në Detin e Veriut, ku një anije turistike me 400 pasagjerë në bord, është gjendur e bllokuar në mes të detit, si pasojë e dallgëve të mëdha që arrinin deri në rreth 21 metra.
Në videon e publikuar nga mediat e huaja shihen njerëz të panikosur që mbahen fort pas karrigeve dhe tavolinave, ndërsa anija lëkundet. MS Maud u nis nga Tilbury Docks më 9 dhjetor, por u përplas me ujëra të trazuar dhe humbi fuqinë e motorit së bashku me të gjitha pajisjet e lundrimit, më 21 dhjetor.
Launder, nga Richmond, North Yorkshire, tha se ai pa dallgë që preknin dritaren e kabinës së tyre, pavarësisht se ishte në katin e pestë dhe se uji vërshonte nëpër korridore. Anija mbërriti më 23 dhjetor në Britani, ndërsa vetëm një pasagjer u plagos. (A2 Televizion)