"Furtuna Epstein": Pse Bill dhe Hillary Clinton do dëshmojnë në hetimin e Kongresit

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2026, 09:30 | Bota

"Furtuna Epstein": Pse Bill dhe Hillary Clinton do dëshmojnë

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij Hillary Clinton, ish-Sekretarja e Shtetit, kanë rënë dakord të dëshmojnë në hetimin e Kongresit për abuzuesin e ndjerë seksual Jeffrey Epstein.

Bill Clinton njihej me Epstein, i cili vdiq në burg në vitin 2019, por ka mohuar të ketë qenë në dijeni të abuzimit të tij seksual  dhe thotë se ai i ndërpreu kontaktet dy dekada më pare, përcjell A2CNN.

Nuk është e qartë se kur do të jepen dëshmitë, por do të jetë hera e parë që një ish-president amerikan dëshmon para një paneli të Kongresit që kur Gerald Ford e bëri këtë në vitin 1983.

Të hënën në mbrëmje, zëvendësshefi i stafit të Bill Clinton, Angel Ureña, postoi në X duke konfirmuar se çifti do të paraqitej para panelit.

Regjistrat e avionit privat të Epstein tregojnë se Clinton kreu katër fluturime ndërkombëtare në vitet 2002 dhe 2003. Në disa foto të publikuara ish-presidenti shfaqet duke notuar në pishinë, si dhe i relaksuar në një vaskë me ujë të ngrohtë.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos