Traktati i fundit në fuqi për kontrollin e armëve bërthamore mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara skadon të enjten, duke hequr kështu të gjitha kufizimet për dy arsenalet më të mëdha atomike në botë për herë të parë në gati gjysmë shekulli.
Mungesa e një marrëveshje për të zgjatur traktatin New Start, apo për të formësuar një tjetër të ri, ka nxitur frikën për një garë të pakontrolluar e të papërmbajtur të armëve nukleare. Presidenti rus Vladimir Putin u shpreh i gatshëm për t’iu përmbajtur kufizimeve të traktatit edhe për një vit nëse edhe Uashingtoni bën të njëjtën gjë, por presidenti amerikan Donald Trump nuk ka shprehur angazhim për diçka të tillë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka sugjeruar vazhdimisht se synon të ruajë limite ndaj armatimeve bërthamore dhe të përfshijë Kinën në bisedime për kontrollin e këtyre armëve, sipas një zyrtari të cituar në kushte anonimiteti.
Sipas tij, Trump do të marr një vendim për këtë çështje, në momentin e vlerësuar prej tij. Pekini ka kundërshtuar çdo kufizim ndaj arsenalit të tij me të vogël bërthamor por që po pasurohet me shpejtësi. Zëdhënësi Dimitry Peskov tha të martën se bota do të ishte më e rrezikshme pa kufizimet ndaj stoqeve të armëve bërthamore të Rusisë dhe SHBA.
Megjithatë, Kremlin theksoi sedo te vepronte me kujdes dhe përgjegjësi. Teksa mungojnë vetëm orë nga skadimi i traktatit, New Start, Papa Leoni i bëri thirrje të dyja palëve të mos i braktisin limitet e parashikuara aty. I nënshkruar në vitin 2010 nga presidentët e atëhershëm Barak Obama dhe Dmitri Medvedev, traktati kufizonte secilën palë të kishte jo më shumë se 1550 koka bërthamore dhe 700 raketa e bombardues, të vendosura dhe gati për përdorim. Ai duhej të skadonte fillimisht në 2021 por u zgjat me 5vite të tjera. Ekspertët paralajmërojnë se pa një marrëveshje të re, rritet paqëndrueshmëria dhe rreziku i një konflikti bërthamor. (A2 Televizion)