Sulmet ruse ndaj sektorit të energjisë mbrëmjen e së hënës, teksa vendi përballet me temperatura të acarta prej -20 gradë celsius, ishin barbare dhe mizore. Kështu u shpreh kryeministri britanik Kir Starmer. Ai I bëri këto komente pas një bisede të zhvilluar me presidentin amerikan Donald Trump disa orë pasi Moska godit infrastrukturën kritike dhe centralet elektrike në kryeqytetin Kiev dhe zona të tjera, shkruan A2 CNN.
Sulmet ndodhën në fund të një pauze njëjavore që Trump i kishte kërkuar presidentit rus Vladimir Putin të respektonte, ndërsa një valë e ashpër të ftohti kishte përfshirë Ukrainën. Trump tha të martën se Putin “e kishte mbajtur fjalën” dhe se do të dëshironte që ai ta përfundonte luftën.
I pyetur nga gazetarët nëse ishte i zhgënjyer nga rifillimi i sulmeve ruse, Trump tha se “marrëveshja ishte arritur të dielën, dhe se Putin e respektoi atë deri të dielën tjetër pra për një javë. “Ne do të pranonim çdo gjë, sepse atje është vërtet, vërtet ftohtë”, pohoi Trump. Dëmet nga sulmet ishin të mëdha: më shumë se 1000 pallate në Kiev mbetën pa ngrohje dhe një central elektrik në qytetin lindor të Kharkivit u dëmtua përtej mundësisë së riparimit.
Banorët u detyruan ta kalonin natën duke u strehuar në stacionet e metrosë, ku disa ngritën edhe tenda në platformat e trenave për t’u mbrojtur nga i ftohti. Këtë të mërkurë, dhe të enjten, në Abu Dabi mbahet raundi I ri I bisedimeve te paqes, me pjesëmarrjen e të dërguarave të posaçëm të SHBA dhe negociatorëve të Kievit dhe Moskës. (A2 Televizion)