Garancia e sigurisë, Zelensky: Mijëra trupa perëndimore mund të vendosen në Kiev

Nga A2 CNN
5 Shtator 2025, 16:15 | Bota

Garancia e sigurisë, Zelensky: Mijëra trupa perëndimore mund

“Mijëra trupa perëndimore mund të vendosen në Ukrainë si pjesë e garancive të sigurisë të ofruara nga aleatët e Kievit kundër Rusisë”. Kjo u bë e ditur nga presidenti Volodymyr Zelensky, sipas të cilit ky tashmë është një fakt, por është ende herët për të folur në detaje.

“Është e rëndësishme që garancitë e sigurisë që i janë premtuar Kievit nga vendet e Koalicionit të të Gatshmëve të zbatohen menjëherë, pa pritur fundin e luftimeve”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke folur nëpërmjet videos në Forumin Ekonomik të Cernobbio-s.

Zelensky deklaroi më pas se garancitë përfshijnë edhe garanci ekonomike, duke falënderuar 26 vendet që kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të mbështetur sigurinë e Ukrainës, duke e quajtur atë një hap të rëndësishëm përpara.

“Lidhur me garancitë e sigurisë për Ukrainën, tashmë janë 45 vende në koalicion dhe 26 prej tyre janë gati të ndihmojnë me mbështetje të vërtetë për sigurinë. Ky është një ndryshim i madh. Këto janë vende të forta, përfshirë Italinë dhe presidenti Trump ka konfirmuar se Amerika është gati të marrë pjesë", tha Zelensky në hapjen e Forumit Cernobbio.

"Putini nuk dëshiron ta përfundojë luftën, por nëse presioni rritet, ndoshta ai do ta shtyjë ta bëjë këtë. Askush nuk i beson atij, askush nuk u beson rusëve, por nuk është çështje besimi. Ne duhet ta përfundojmë luftën dhe kemi nevojë për SHBA-në, Evropën dhe vendet e Jugut Global, të cilat për fat të keq nuk janë të përfshira sot, por ne do të punojmë për këtë", tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Sipas tij ushtria ukrainase është më e madhja në Europë me 800  mijë trupa.

"Ushtria ukrainase është e madhe, 800,000 burra, më e madhja në Evropë. Është një garanci për sigurinë e Ukrainës dhe, natyrisht, për të gjithë Evropën. Nëse ushtria është e fortë, Evropa nuk është në rrezik. Këto janë gjërat e rëndësishme", tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos