Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar me vendosjen e ushtrisë në Baltimore.
Kjo vjen mes një përplasjeje të ashpër me guvernatorin e Merilendit, Ues More, pasi demokrati e ftoi atë që t’i bashkohej për një ecje në qytet.
“Nëse Ues More ka nevojë për ndihmë, ashtu siç pati Gavin Njusom në Los Anxhelos, unë do të dërgoj ushtrinë, ashtu siç bëra në Uashington, dhe shpejt do të luftojnë krimin”, shkruan Trump në rrjete sociale.
Këto komente shënojnë grimcën e fundit të tensioneve në përpjekjet e presidentit për të vendosur trupa të Gardës Kombëtare në qytetet e udhëhequra nga demokratët, si pjesë e asaj që ai e quan një goditje ndaj krimit.
Përdorimi i personelit ushtarak për zbatimin e ligjit në vend ka shkaktuar reagime të ashpra nga demokratët. Një guvernator e përshkroi atë si një “abuzim të pushtetit”. (A2 Televizion)