Garda Revolucionare iraniane sulmon qendrën e të dhënave të Amazon në Bahrein, paralajmëron 18 sulme të tjera

Nga A2 CNN
2 Prill 2026, 19:16 | Bota

Garda Revolucionare iraniane sulmon qendrën e të dhënave të

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit ka sulmuar një qendër të Amazon për informatikën në cloud në Bahrein, duke e shkatërruar plotësisht atë. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se sulmi u krye si një akt hakmarrjeje për sulmet kundër Iranit dhe pasi udhëheqësit e Shtëpisë së Bardhë injoruan paralajmërimet e tyre të mërkurën.

"Në veprimin e tij të parë kundër kompanive të teknologjisë të përfshira në spiunazh dhe terrorizëm, Irani sulmoi qendrën e informatikës cloud të Amazon në Bahrein, duke e shkatërruar atë. Nëse sulmet vazhdojnë, ne do t'i ndëshkojmë kompanitë e ardhshme që kemi njoftuar tashmë shumë më rëndë," paralajmëroi Pasdaran.

IRGC-ja pohoi gjithashtu se shtatë baza ajrore të forcave amerikane dhe izraelite u sulmuan gjatë të njëjtit operacion.

Në të njëjtën kohë, Garda Revolucionare paralajmëroi se duke filluar nga 1 prilli, do të synojnë 18 kompani amerikane të teknologjisë dhe mbrojtjes në të gjithë Lindjen e Mesme. Këto përfshijnë Microsoft, Apple, Google, Tesla dhe Boeing, ndërsa u kërkuan punonjësve dhe banorëve të largohen menjëherë nga zonat . (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos