
Pakistani dhe Afganistani kanë konfirmuar nisjen e bisedimeve në Kina, në një përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit më të rëndë mes tyre që nga rikthimi i talebanëve në pushtet në vitin 2021.
Zyrtarë të të dy vendeve po zhvillojnë takime paraprake në qytetin kinez të Urumqi, me synimin për të arritur një armëpushim dhe për të ndalur përleshjet ndërkufitare që kanë vazhduar prej muajsh.
Luftimet, të cilat nisën në tetor, kanë shkaktuar dhjetëra viktima dhe kanë ndërprerë tregtinë dhe lëvizjen në kufi. Pakistani akuzon Afganistani për strehimin e militantëve të Tehreek-e-Taliban Pakistan (TTP), që sipas Islamabadit kryejnë sulme në territorin pakistanez. Nga ana tjetër, Kabuli i hedh poshtë këto akuza, duke i cilësuar si çështje të brendshme të Pakistanit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Pakistanit, Tahir Andrabi, u shpreh se vendi i tij shpreson për një “zgjidhje të qëndrueshme”, por theksoi se përgjegjësia kryesore bie mbi Afganistanin për të vepruar kundër grupeve që përdorin territorin e tij për sulme. (A2 Televizion)