Trump e talli për gruan, reagon Macron: Deklarata që nuk meritojnë përgjigje

Nga Rosalba Bejdo
2 Prill 2026, 18:15 | Bota

Komentet tallëse të presidentit amerikan Donald Trump ndaj martesës së homologut francez kanë irrituar Emanuel Macron. Kreu i Elizesë reagoi të enjten, duke thënë se deklaratat e Trump nuk meritonin një përgjigje, pasi nuk ishin "as elegante, as të nivelit të duhur".

Trump u tall me Macron dhe gruan e tij Brixhit të mërkurën, teksa sulmoi aleatët për faktin se kishin refuzuar ta ndihmonin në luftën me Irani.

Presidenti amerikan imitoi homologun me theks francez, duke thënë se bashkëshortja e trajtonte shumë keq dhe se Macron ende nuk e kishte marrë veten nga shuplaka e saj.

Teksa komentoi deklaratën gjatë një vizite në Seul, Macron tha se kishte shumë fjalë  kur na fakt duhen vepra. “Në vend të kësaj duhet të fokusohemi tek de-eskalimi në Lindjen e Mesme”, pohoi Macron. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos