
Pas bisedimeve me zyrtarë të lartë të ushtrisë amerikane ditën e enjte, presidenti ukrainas Volodimir Zelensky tha se është i gatshëm të punojë me Uashingtonin mbi vizionin e tij për ti dhënë fund luftës me Rusinë.
Sipas planit të hartuar nga administrata Trump e që është parë nga media ndërkombëtare, si Reuters, Kievi do të duhej të lëshonte territore në rajonin e Donbas të cilat ende i kontrollon, të përgjysmojë përmasat e ushtrisë së vet dhe të zotohet se nuk do t’i bashkohet NATO-s, kushte këto që i ka refuzuar në të kaluarën.
Në një videomesazh të postuar gjatë natës, Zelensky tha se zyrtarët ushtarake amerikane i kishin prezantuar propozimin e tyre dhe pikat e një plani për ti dhënë fund luftës.
“Që nga ditët e paratë luftës, ne kemi mbajtur një qëndrim shumë të thjeshtë: Ukraina ka nevojë për paqe. Një paqe të vërtetë - një paqe që nuk do të prishet nga një pushtim i tretë. Një paqe dinjitoze me kushte që respektojnë pavarësinë tonë, sovranitetin tonë dhe dinjitetin e popullit ukrainas. Dhe janë pikërisht kushte të tilla qenë duhet të sigurojmë. Unë parashtrova parimet tona kryesore. Dhe ne ramë dakord që ekipet tona do të punojnë mbi këto propozime për të siguruar që gjithçka të jetë e sinqertë. Ne nuk do të bëjmë deklarata të ashpra. Dhe jemi të përgatitur për një punë të qartë dhe të ndershme, Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe miqtë dhe partnerët tanë në Evropë dhe në mbarë botën”, tha Zelensky.
Shtëpia e Bardhë hodhi poshtë pretendimet se Ukraina nuk ishte përfshirë në hartimin e planit, që siç raportohet, ka qenë rezultat i takimeve mes të dërguarit të posaçëm të SHBA, Steve Ëittkof dhe homologut rus Kirillo Dimitrev. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian që u takuan më herët në Bruksel sugjeruan se nuk do të pranojnë kërkesat që Kievi të bëjë lëshime ndëshkuese.
Ministri francez theksoi se paqja duhet të jetë e drejtë, të respektojë sovranitetit e kujtdo e të parandalojë agresione të mëtejshme në të ardhmen. Plani thotë se Ukraina duhet ta kufizojë ushtrinë e vet deri në 600 mijë trupa në këmbim të garancive të forta të sigurisë, por nuk trupa te NATO-s nuk do të hyjnë në Ukrainë.
Ai përfshin lëshime të mëdha për Rusinë si njohja de facto e Krimesë, Luhanskut dhe Donjetskut si tokë ruse nga SHBA. Kjo diplomaci e përshpejtuar amerikane vjen në një kohë kur trupat e Kievit po pësojnë disfata në terren dhe qeveria Zelenski është goditur nga një skandal korrupsioni me shkarkimin e 2 ministrave të kabinetit. (A2 Televizion)
