Gjermani, AfD fiton bindshëm në lindje, por nuk arrin shumicën

Nga A2 CNN
7 Shtator 2026, 08:14 | Bota

Gjermani, AfD fiton bindshëm në lindje, por nuk arrin shumicën

Partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka shënuar një fitore historike në zgjedhjet në landin e Saksoni-Anhaltit, por nuk ka arritur shumicën absolute në Parlament.

AfD-ja e ekstremit të djathtë siguroi 43.8% të votave, ndërsa CDU-ja konservatore mori 17.2%, sipas rezultateve paraprake të komisionit shtetëror të zgjedhjeve, shkruan A2.

Lideri karizmatik i partisë në land, Ulrich Siegmund, e cilësoi rezultatin si “të jashtëzakonshëm” dhe tha se ata dëshironin të nisnin qeverisjen sa më shpejt të ishte e mundur.

Asnjë parti e ekstremit të djathtë nuk ka arritur të marrë kontrollin e një landi gjerman që nga Lufta e Dytë Botërore. Qeverisja në nivel landi do t’u jepte atyre kompetenca mbi policinë, arsimin vendor dhe kulturën.

Saksonia-Anhalt ka një popullsi të vogël prej 2.1 milionë banorësh, ndërsa AfD-ja në këtë land është klasifikuar nga shërbimet vendase të inteligjencës si “ekstremiste e krahut të djathtë”, një klasifikim që Siegmund, 35 vjeç, e kundërshton.

Ai, së bashku me drejtuesit kombëtarë të partisë, Alice Weidel dhe Tino Chrupalla, ishin të entuziazmuar teksa sondazhet pas mbylljes së votimit tregonin se partia ishte në rrugën për të marrë më shumë se dyfishin e rezultatit të saj në vitin 2021. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos