EES hyn në fazën e re, priten radhë në kufijtë e BE-së, kontrolle biometrike për udhëtarët jashtë unionit

Nga A2 CNN
6 Shtator 2026, 22:00 | Bota

EES hyn në fazën e re, priten radhë në kufijtë e

Udhëtarët që hyjnë në Bashkimin Evropian mund të përballen me pritje më të gjata në kufi, pasi më 6 shtator përfundon periudha e fleksibilitetit për zbatimin e plotë të sistemit të ri të hyrje-daljeve, EES.

Sistemi parashikon regjistrimin e udhëtarëve nga vendet jashtë BE-së, duke përfshirë fotografimin dhe marrjen e gjurmëve të gishtërinjve gjatë kalimit kufitar.

Komisioni Evropian nuk ka njoftuar zyrtarisht zgjatjen e periudhës së fleksibilitetit, pavarësisht kërkesave të industrisë së aviacionit dhe udhëtimeve që zbatimi gradual të vijojë deri në fund të vitit.

Linjat ajrore dhe operatorët turistikë paralajmërojnë se kontrollet biometrike mund të rrisin ndjeshëm kohën e pritjes në aeroporte dhe pika të tjera kufitare. Në fazat e para të zbatimit të EES, në disa aeroporte evropiane u raportuan radhë të gjata, me raste kur pasagjerë humbën edhe fluturimet.

Ndërkohë, disa vende anëtare pritet të vijojnë me zbatimin gradual për shkak të problemeve teknike dhe vonesave në përgatitjen e infrastrukturës.

Në disa pika të rëndësishme të lidhjes mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës, përfshirë Eurotunnel, Portin e Doverit dhe terminalin Eurostar në St Pancras, pajisjet për regjistrimin biometrik nuk janë ende plotësisht funksionale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos