
Tirana ka marrë fitoren e parë në këtë kampionat, duke mposhtur me lehtësi Vorën 4-0.
Bardheblutë shënuan me kundërsulme dy herë në pjesën e parë, me Kish dhe Xhixhën, shkruan A2.
Në fraksionin e dytë të lojës, Tirana gjeti golin edhe dy herë të tjera me Hazrollajn, për të vulosur fitoren me goleadë.
Ndërkohë, Dinamo ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat duke mposhtur Elbasanin në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”, aty ku ekipi pritës ishte Dinamo.
Blutë dominuan takimin që në start duke kërkuar golin, por rrjetën e tundi i pari ekipi i Elbasanit me një aksion të shkëlqyer të Nikajt. Megjithatë, Berisha vendosi baraspeshën në shifra që në pjesën e parë në këtë takim.
Vila gjeti devijimin e duhur në pjesën e dytë mes përgjumjes së mbrojtësve për përmbysjen dhe i dha Dinamos fitoren. (A2 Televizion)
