
Juventus dhe Milan ndanë nga një pikë në javën e tretë të Serisë A.
Federico Gatti, i cili hyri në lojë si zëvendësues, shënoi golin e barazimit në minutën e 92-të, teksa bardhezinjve shmangën humbjen në përballjen ndaj kuqezinjve, që përfundoi në barazim 1-1 në “Allianz Stadium”.
Më herët, për kuqezinjtë shënoi Cisse, i sapofutur në fushë, ndërsa pjesa e parë përfundoi 0-0, kryesisht për meritë të Mike Maignan, portierit të Milanit, shkruan A2.
Në fundjavë, Milani do të luajë në transfertë ndaj Lazios, teksa Juventus kundër Sasuolos, po në transfertë. (A2 Televizion)
