
Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e së hënës në autostradën Levan-Tepelenë, pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”.
Dy automjete tip Audi dhe Benz janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i Audit, shkruan A2.
Ai është transportuar drejt morgut, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit tragjik.
Paraprakisht, dyshohet se shkaku kryesor i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara, e cila e ka bërë të pamundur manovrimin e mjeteve. (A2 Televizion)
