
Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul tha të martën se dërgesat e ndihmës për Gazën duhet të përmirësohen, dhe përsëriti qëndrimin e Berlinit se çdo aneksim de facto i mëtejshëm i pjesëve të Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli nuk do të ishte i pranueshëm për Gjermaninë, shkruan A2CNN.
“Gjendja e më shumë se 2 milionë njerëzve, situata e të cilëve nuk është përmirësuar, nuk duhet të neglizhohet mes konfliktit në Iran,” tha Wadephul në një konferencë për shtyp në Berlin, së bashku me homologun e tij izraelit në vizitë, Gideon Saar.
“Ndihma humanitare duhet të përmirësohet me urgjencë,” shtoi ai. (A2 Televizion)