Gjykata e shpalli djalin e tij fajtor, reagon presidenti: Nuk do ta fal Hunter

Nga A2 CNN
12 Qershor 2024, 07:14 | Bota

Gjykata e shpalli djalin e tij fajtor, reagon presidenti: Nuk do ta fal Hunter

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, deklaroi se do të respektojë vendimin e gjykatës, e cila e shpalli djalin e tij fajtor për krime me armë, pas një gjyqi njëjavor që solli një kohë të trazuar për familjen.

Juria prej 12 personash e shpalli Hunter Biden, 54 vjeç, fajtor se kishte gënjyer kur deklaroi se nuk përdorte drogë në kohën kur kishte plotësuar një formular për blerjen e një arme në vitin 2018.

“Nëse Hunter e ka bërë këtë gjë unë nuk do ta fal. Unë jam president i SHBA-së dhe do të sillem si i tillë pavarësisht se kush është nën hetim”, mësohet të ketë thënë Biden në lidhje me këtë çështje.

Hunter mund përballet me burgim deri në 25 vite burg sipas akuzave, ndërkohë që bëhet i pari fëmijë president në detyrë që ndiqet penalisht.

Dënimi i tij për të tri akuzat për krime vjen ndërsa Presidenti Biden bën fushatë për rizgjedhje në nëntor dhe më pak se dy javë pasi rivali i tij në zgjedhje, Donald Trump, u dënua vetë për një krim në Nju-Jork. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos