Kryeministrja daneze flet për herë të parë pas sulmit në rrugë: Nuk jam plotësisht vetvetja

Nga A2 CNN
11 Qershor 2024, 21:45 | Bota

Kryeministrja daneze flet për herë të parë pas sulmit

Kryeministrja daneze Metter Frederiksen ka folur për herë të parë për mediat pasi u sulmua në rrugë.

Në një intervistë për kanalin danez TV 2, Frederiksen u shpreh se nuk është plotësisht vetvetja dhe se do të vazhdojë të punojë nga zyra e saj.

Kryeministrja daneze u sulmua nga një burrë në qendër të Kopenhagës të premten në mbrëmje. Mediat lokale raportuan se një burrë shkoi drejt Frederikson dhe e shtyu atë përpara se ta godiste në krahun e djathtë.

Policia daneze beson se incidenti ka të ngjarë të mos jetë i motivuar politikisht. Sulmi ndodhi në Kultorvet, një nga sheshet kryesore të Kopenhagës.

Frederiksen nuk dha detaje të mëtejshme për sulmin, por i tha gazetarit, "është shumë frikësuese kur dikush kalon kufirin e fundit fizik që keni. Jam e tronditur dhe e befasuar.”

Kryeministrja tregoi se sulmi pasoi kërcënimet në mediat sociale që, sipas saj, janë shtuar pas luftës në Lindjen e Mesme.

“Si qenie njerëzore, ndihem sikur ishte sulm ndaj meje," tha Frederiksen.

“Por nuk kam dyshim se ishte kryeministrja që u godit. Në këtë mënyrë, bëhet edhe një lloj sulmi ndaj të gjithëve ne”.

Një 39-vjeçar polak, banues në Danimarkë u arrestua dhe do të mbahet në paraburgim deri më 20 qershor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos