Grabitja e Shekullit në Luvër, arrestohen dy të dyshuar

Nga A2 CNN
26 Tetor 2025, 10:09 | Bota

Grabitja e Shekullit në Luvër, arrestohen dy të dyshuar

Dy persona u arrestuan gjatë një operacioni policor të nisur të shtunën në mbrëmje si pjesë e hetimit për vjedhjen e një jave më parë në Muzeun e Luvrit në Paris.

Sipas “Le Parisien”, ata janë pjesë e bandës prej katër personash që vodhi nëntë bizhuteritë e çmuara nga Galeria Apollo, duke përdorur një ashensor mallrash.

Të pajisur me jelekë të verdhë dhe helmeta motoçikletash, hajdutët kishin thyer dritaren që të çonte në Galerinë Apollo, vitrinën e muzeut ku ekspozohen xhevahiret e Kurorës së Francës dhe ishin larguar me thesaret mbretërore që u përkisnin disa sovranëve francezë, përfshirë Perandoreshën Eugenie, gruan e Napoleonit III. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos