56 mijë tonë beton hi në pak sekonda, shemben dy kullat e termocentralit

Nga A2 CNN
25 Tetor 2025, 18:39 | Bota
56 mijë tonë beton hi në pak sekonda, shemben dy kullat e
 

Dy kullat gjigante ftohëse të termocentralit bërthamor në Gundremmingen, në jug të Gjermanisë, u rrëzuan me një shpërthim të kontrolluar, duke shënuar fundin e një epoke të prodhimit të energjisë bërthamore në këtë zonë të Bavarisë.

Kullat, të ndërtuara me rreth 56 mijë tonë beton, u hodhën në erë përmes tre shpërthimeve të planifikuara. Mijëra qytetarë u mblodhën për të ndjekur nga një distancë e sigurt momentin historik, që për shumë banorë ishte një përzierje emocionesh mes nostalgjisë dhe shpresës për të ardhmen.

Termocentrali i Gundremmingen kishte qenë një shtyllë e rëndësishme e ekonomisë lokale, duke siguruar vende pune dhe stabilitet ekonomik për rajonin për dekada me radhë.

Ai u ndal së funksionuari në dhjetor të vitit 2021, njëkohësisht me stacionet bërthamore Brokdorf dhe Grohnde, në kuadër të vendimit kombëtar të Gjermanisë për heqjen graduale nga energjia bërthamore dhe kalimin drejt burimeve të rinovueshme të energjisë.

Autoritetet lokale konfirmuan se procesi i çmontimit të plotë të impiantit do të vazhdojë në vitet e ardhshme dhe pritet të përfundojë deri në vitin 2040. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos