Turisti bie nga Panteoni dhe vdes

Nga A2 CNN
25 Tetor 2025, 18:29 | Bota

Turisti bie nga Panteoni dhe vdes

Një turist 69-vjeçar nga Japonia ka humbur jetën pasi u rrëzua nga muri rrethues i Panteonit në Romë, raportojnë mediat lokale italiane.

Sipas gazetës La Repubblica, viktima, e identifikuar si Morimasa Hibino, ka rënë nga një lartësi prej rreth shtatë metrash rreth orës 21:50 të mbrëmjes së të enjtes. Një prift që po kalonte aty pranë njoftoi policinë pasi pa trupin e burrit të shtrirë në një hendek pranë monumentit.

Ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë dhe janë detyruar të hapin me forcë një portë për të hyrë në zonën e brendshme të monumentit antik, ku fatkeqësisht e gjetën turistin pa shenja jete.

Hetimet janë në zhvillim për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes. Sipas burimeve policore të cituara nga La Repubblica, duket se turisti ishte ulur në buzë të murit, kur humbi ekuilibrin dhe ra.

Pamjet e kamerave të sigurisë përreth zonës janë sekuestruar nga autoritetet për të ndihmuar në hetim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos