Grabitje me armë në Kosovë

Nga A2 CNN
17 Qershor 2025, 10:46 | Bota

Grabitje me armë në Kosovë

Një grabitje me armë ka ndodhur dje në orët e para të mëngjesit në Fushë Kosovë.

Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë brenda një lokali ku nën kërcënimin e armës kanë grabitur kuletën, telefonin dhe një shumë të konsiderueshme të të hollave nga viktima, shkruan KosovaPress.

Të dyshuarit janë arratisur, teksa rasti është duke u hetuar. “Fushë Kosovë / 16.06.2025 – 02:45. "Raportohet se dy persona të dyshuar të maskuar, njëri prej tyre i armatosur me armë pistoletë dhe tjetri me një shufër metalike kanë hyrë brenda lokalit ku nga viktima mashkull nën kërcimin e armës kanë arritur që të grabisin kuletën, telefonin dhe nje shumë të konsiderushme të hollave. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente", thuhet në raportin e Policisë së Kosovës”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos