Hamasi uron popullin sirian pas rrëzimit të diktatorit Assad

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2024, 14:56 | Bota

Hamasi uron popullin sirian pas rrëzimit të diktatorit Assad

Hamasi ka uruar popullin sirian për “arritjen e aspiratave për liri dhe drejtësi”.

Grupi militant i mbështetur nga Irani, i cili ka luftuar Izraelin në Gaza që nga 7 tetori 2023, thotë se shpreson që uniteti kombëtar i Sirisë ta lejojë vendin të vazhdojë "rolin e vet historik dhe kryesor" në mbështetjen e popullit palestinez.

"Ka dy mënyra për ta parë këtë," thotë korrespondenti ndërkombëtar Alex Rossi, shkruan A2 CNN.

“Njëra është mbështetja për popullin palestinez më gjerësisht dhe kauzën palestineze.

Dhe pastaj mënyra tjetër për ta parë është mbështetja për Hamasin në aspektin material, të armëve dhe sigurimit të financave për organizatën", tha ai.

Rossi thotë se ngjarjet e fundit në Siri e kanë bërë Hamasin edhe më të dobët se sa ishte.

Ai thotë se rënia e regjimit të Asadit shënon rënien e një krahu kyç të 'boshtit të rezistencës' të Iranit, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos