Hipopotami viral parashikon fituesin e zgjedhjeve në SHBA

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2024, 18:36 | Bota
Hipopotami viral parashikon fituesin e zgjedhjeve në SHBA

Moo Deng, hipopotami pigme që është bërë sensacion në internet, ka parashikuar fitoren e Donald Trump në zgjedhjet amerikane.

Sipas mediave të huaja, kujdestarët e hipopotamit në kopshtin zoologjik Khao Kheow Open në Tajlandë i ofruan atij dy pjata me fruta, secila me një copë shalqi të gdhendur me emrin e zotit Trump ose Kamala Harris.

Në një video në kopshtin zoologjik të postuar në rrjetin social ‘X’, Moo Deng gërmon drejt e në emrin e Trump kur e thërrasin kujdestarët për të festuar, duke e shpërfillur zonjën Harris.

Përpjekjet e hipopotamit sjellin në mendje Paul Oktapodin, i cili bëri një sërë parashikimesh prefekte gjatë Kupës së Botës 2010.

Stafi në shtëpinë e tij në akuarium në Oberhausen, Gjermani, madje hodhi një trofe si një shpërblim në rezervuarin e tij.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos