Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, i ka paraqitur qeverisë një plan për të ndaluar Flotiljen Globale Sumud. Sipas këtij plani, të gjithë aktivistët e arrestuar do të mbahen në paraburgim të zgjatur, ndryshe nga praktikat e mëparshme, në burgjet izraelite të Ketziot dhe Damon, të përdorura për të ndaluar terroristët. Aktivistëve do t'u mohohen privilegje të veçanta si televizioni, radioja dhe ushqimi special.
"Ne nuk do t'i lejojmë ata që mbështesin terrorizmin të jetojnë në rehati", tha Ben-Gvir, siç citohet nga Jerusalem Post.
Ben-Gvir sugjeroi që të gjitha anijet që marrin pjesë në flotilje të konfiskohen dhe të ripërdoren për zbatimin e ligjit izraelit.
Sekuestrimi, sipas ministrit të ekstremit të djathtë, do të ishte plotësisht i ligjshëm, pasi qeveria beson se flotilja nuk është vetëm një akt politik, por edhe një përpjekje e paligjshme për të anashkaluar bllokadën.
Në deklaratat e tij publike pas takimit, Ben-Gvir theksoi se Izraeli nuk do të tolerojë "arrestime të buta" ose kthimin e qetë të pjesëmarrësve në flotilje. (A2 Televizion)