
Sekretari i Ushtrisë së SHBA-ve, Dan Driscoll, ka paraqitur dorëheqjen pas rreth 18 muajsh në këtë detyrë.
Largimi i tij u konfirmua nga CBS, që raportoi se dorëheqja erdhi pas muajsh konfliktesh mes tij dhe Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth.
Driscoll, sekretari më i ri i Ushtrisë në historinë e SHBA-ve, është cilësuar shpesh si “njeriu i dronëve” i Presidentit Donald Trump.
Driscoll, 41 vjeç, ka qenë “shumë efektiv” në avancimin e agjendës së Trump për “Ta bëjmë Amerikën të fortë sërish”, si dhe ka ofruar “udhëheqje të jashtëzakonshme” gjatë operacioneve ushtarake, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë për CBS.
Driscoll është i fundit në një varg drejtuesish të lartë ushtarakë që janë larguar së fundmi nga detyra, përfshirë Sekretarin e Marinës, John Phelan, i cili dha dorëheqjen papritur në prill.
Ndër largimet e tjera të rëndësishme janë shefi i Shtabit të Ushtrisë, Randy George, gjenerali i Ushtrisë David Hodne dhe gjeneralmajori William Green.
Që prej marrjes së detyrës në Pentagon, Hegseth ka shkarkuar dhjetëra oficerë të lartë ushtarakë, përfshirë shefin e Operacioneve Detare dhe zëvendësshefin e Shtabit të Forcave Ajrore.
(A2 Televizion)