49-vjeçarja godet me thikë dy persona në “Time Square”, qëllohet për vdekje nga policia

Nga A2 CNN
1 Shtator 2026, 08:27 | Bota

49-vjeçarja godet me thikë dy persona në “Time

Një grua 49-vjeçare u qëllua për vdekje nga policia pasi sulmoi me thikë në mënyrë të rastësishme dy persona në “Times Square” të Nju-Jorkut të hënën.

Nga sulmi humbi jetën një grua 32-vjeçare, ndërsa një burrë 68-vjeçar mbeti i plagosur dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Sipas autoriteteve, efektivët e policisë tentuan fillimisht ta çarmatosnin të dyshuarën duke përdorur një armë elektrike Taser. Megjithatë, pasi ajo refuzoi të hidhte dy thikat e mëdha që mbante në duar dhe u drejtua në drejtim të policëve, të cilët më pas hapën zjarr.

49-vjeçarja kishte një histori të dokumentuar të problemeve të shëndetit mendor. Ajo tha gjithashtu se deri tani nuk ka prova që sulmi të ketë pasur motiv terrorist.

Ngjarja ndodhi në një nga zonat më të frekuentuara nga turistët në Nju-Jork, duke ngritur shqetësime për sigurinë në një prej pikave më të mbipopulluara të qytetit.

Zyrtarët e qytetit vlerësuan reagimin e shpejtë të policëve në vendngjarje, duke deklaruar se ndërhyrja e tyre parandaloi viktima të tjera.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos