Ngërç për drejtimin e Policisë së Beratit, pritet emërimi i ri

Nga Igli Çelmeta
1 Shtator 2026, 09:12 | Kronikë

Ngërç për drejtimin e Policisë së Beratit, pritet

Qarku i Beratit vijon të mbetet pa një drejtues të emëruar të Policisë, pas transferimit të Luigj Vathit në detyrën e drejtorit të Kufirit në Korçë.

Burime bëjnë me dije se për drejtimin e Policisë së Beratit i është propozuar posti Gjovalin Lokës, por ky i fundit nuk ka pranuar të marrë detyrën.

Sipas burimeve, situata pritet të marrë një zgjidhje gjatë ditës së sotme, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e emërimit të një drejtuesi të ri për Policinë e Beratit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hita, pritet të ndërmarrë disa ndryshime në strukturat drejtuese të policisë. Burime bëjnë me dije se pas Elbasanit pritet të ketë lëvizje në të paktën katër qarqe.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos