Përplasja Romë-Madrid, zgjatet me 15 ditë pezullimi i Shengenit

Nga A2 CNN
1 Shtator 2026, 08:16 | Bota

Përplasja Romë-Madrid, zgjatet me 15 ditë pezullimi i Shengenit

Asnjë rihapje e Shengenit për momentin, përkundrazi, po përsëritet i njëjti skenar i një muaji më parë. Përplasja në distancë mes Italisë dhe Spanjës, e shkaktuar nga vala e migracionit në Ceuta, vijon me zgjatjen e kontrolleve në kufij, edhe pse tonet janë më të buta.

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, ka telefonuar homologun spanjoll, Fernando Grande-Marlaska, dhe ka njoftuar se masa do të vijojë: Pezullimi i marrëveshjes për lëvizjen e lirë të personave, i vendosur fillimisht më 1 gusht, do të zgjatet edhe për 15 ditë.

Siç ka ndodhur edhe më parë, Madridi është përgjigjur pak më vonë me të njëjtën monedhë: Spanja ka zgjatur gjithashtu për dy javë, “në bazë të reciprocitetit”, kontrollet kufitare për pasagjerët që vijnë nga Italia. Kjo masë ishte vendosur për herë të parë më 8 gusht.

Masat e dy vendeve kanë sjellë një ndërprerje të përkohshme të lëvizjes pa kontrolle brenda zonës Shengen, pas krizës së migracionit në Ceuta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos