Po rregullonte depozitën e ujit, humb jetën i riu pas kontaktit me linjën elektrike

Nga A2 CNN
31 Gusht 2026, 22:29 | Kronikë

Po rregullonte depozitën e ujit, humb jetën i riu pas kontaktit me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz. 

Një 27-vjeçar, teksa ndodhej në banesën e xhaxhait të tij, në rrugën “Adriatik”, lagjja nr. 5, Kamëz, duke rregulluar depozitën e ujit mbi banesë, ka rënë në kontakt me telat e linjës elektrike të tensionit të lartë, të cilat ndodheshin sipër banesës.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 27-vjeçari ka humbur jetën në spital, shkruan A2.

Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës shtetasi R. T., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se, teksa ndodhej në banesën e xhaxhait të tij, në rrugën “Adriatik”, lagjja nr. 5, Kamëz, duke rregulluar depozitën e ujit mbi banesë, ka rënë në kontakt me telat e linjës elektrike të tensionit të lartë, të cilat ndodheshin sipër banesës.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 27-vjeçari ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos