Personi i armatosur që vrau dy fëmijë në një kishë në Minesota shkroi mesazhe nxitëse në karikatorët e armëve të tij, duke përfshirë "Vritni Donald Trump" dhe "Vdekje Izraelit”.
Imazhet u shfaqën në një video të postuar në YouTube pothuajse në të njëjtën kohë me të shtënat në Minneapolis. Pamjet janë hequr nga FBI-ja, e cila po i shqyrton ato.
CNN raporton se vrasësi i Minneapolis, Robin Ëestman, u diplomua nga Shkolla Fillore Annunciation në vitin 2017. Nëna e tij punoi në shkollë nga viti 2016 deri në vitin 2021.
FBI njoftoi se po e trajton të shtënat si terrorizëm dhe një "krim urrejtjeje kundër katolikëve", sipas drejtorit të Agjencisë, Kash Patel.
Robin Westman, 23-vjeçari që vrau dy fëmijë dhe plagosi 17 persona në shkollën katolike në Minneapolis, u identifikua si transgjinor, sipas raportimeve të mediave amerikane që citojnë rrjetet e tij sociale. Në moshën 17 vjeç, ai kishte kërkuar leje për të ndryshuar emrin e tij nga Robert në Robin, i cili në Shtetet e Bashkuara është si mashkull ashtu edhe femër.
Vrasësi la video në internet me shënime vetëvrasjeje, një letër faljeje drejtuar familjes së tij dhe një skicë të shkruar me dorë të planimetrisë së brendshme të një kishe. Një tjetër video shqetësuese, që besohet se është postuar prej tij, tregon sloganet "vritni Donald Trump" dhe "për fëmijët" të shkruara nëpër karikatorët e armëve.
Video të tjera të postuara në YouTube tregojnë armë të ndryshme, duke përfshirë një pushkë gjysmëautomatike dhe një pushkë me pompë, dhe zbulojnë një obsesion me të shtënat masive, përfshirë atentatorin e Sandy Hook, Adam Lanza. Policia po heton nëse videot, të shpërndara në internet orë para të shtënave, janë të lidhura me vrasësin.
Për të pesëmbëdhjetën herë në Shtetet e Bashkuara, jeta e të paktën dy fëmijëve është vrarë nga të shtënat me armë zjarri, në shkollë, tre ditë pas fillimit të vitit të ri akademik.
(A2 Televizion)