Sulmi më i fuqishëm në Kiev, Rusia bombardon godinën e qeverisë, 3 të vdekur

Nga A2 CNN
7 Shtator 2025, 14:54 | Bota

Rusia ka lëshuar sulmin më të fuqishëm ajror në kryeqytetin e Ukrainës që nga fillimi i luftës. Mbi 800 dronë dhe 13 raketa goditën Kievin gjatë natës, duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha. Sipas autoriteteve ukrainase, tre persona humbën jetën – mes tyre një foshnje. 

Selia e kabinetit qeveritar në Kiev u godit për herë të parë drejtpërdrejt, duke pësuar dëmtime në çati dhe katet e sipërme. 

Sulmi masiv mbingarkoi sistemin e mbrojtjes ajrore të qytetit, i cili zakonisht e mbron me sukses qendrën e Kievit. Nga 805 dronë të lëshuar, 751 u rrëzuan, ndërsa 9 nga 13 raketat goditën objektiva në territorin ukrainas.

“Një tjetër sulm! Dy distrikte janë goditur më rëndë. Një dron Shahed goditi një ndërtesë banimi. Një godinë qeveritare është përfshirë nga flakët. Zjarri ka përfshirë dy kate të ndërtesës së qeverisë. Deri tani nuk raportohen viktima. Shërbimet e emergjencës janë në terren. Edhe një depo po digjet. Helikopterët po punojnë për të shuar zjarrin”, tha kryebashkiaku i Kievit.

Kievi po përballet me një nga netët më të errëta të luftës. Qeveria ukrainase ka kërkuar më shumë ndihmë ushtarake nga aleatët perëndimorë, ndërsa tensionet me Rusinë vazhdojnë të përshkallëzohen.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos