Tërmeti me magnitudë 6.6 godet Indonezinë

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2025, 07:07 | Bota

Tërmeti me magnitudë 6.6 godet Indonezinë

Një tërmet me magnitudë 6.6 është regjistruar në një ishull pranë brigjeve të Sumatrës, në Indonezinë perëndimore.

Sipas të dhënave nga Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, tërmeti goditi ishullin Simeulue në orën 11:56 sipas kohës lokale (ose 5:56 me kohën tonë) në një thellësi prej 25 kilometrash.

Nuk është raportuar asnjë lajm në lidhje me një paralajmërim të mundshëm për cunami.

   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos