Tërmeti në Mianmar shemb urën historike të ndërtuar në 1934

Nga A2 CNN
28 Mars 2025, 11:17 | Bota

Tërmeti në Mianmar shemb urën historike të ndërtuar

Teksa trupat po nxirren nga rrënojat e një rrokaqielli në Tajlandë, në Mianmar, një zyrtar ka thënë se ka shumë viktima në një spital të madh në kryeqytetin Naypyidaw.

Postimet në mediat sociale tregojnë ndërtesa të shembura në qytetin e Mandalay, i cili është rreth 17 kilometra nga epiqendra e tërmetit 7.7 ballë.

Dramatike është edhe videoja e shembjes së urës historike Ava apo Sagaing.

Ura u ndërtua 91 vjet më parë, gjatë periudhës koloniale britanike, dhe kalonte lumin Irrawaddy duke lidhur rajonet Mandalay dhe Sagaing.

Mandalay është qyteti i dytë më i madh i Mianmarit dhe videot që po publikohen tregojnë një shkatërrim të madh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos