Sulmi spektakolar nga "Predatorët e qiellit", si e rrëzoi Ukraina helikopterin rus me një dron kamikaz

Nga A2 CNN
30 Shtator 2025, 11:15 | Bota

Forcat ukrainase rrëzuan ditën e djeshme një helikopter transporti rus Mi-8 duke përdorur një dron kamikaz. Ky është vetëm rasti i dytë i konfirmuar i një droni FPV që ka rrëzuar me sukses një helikopter që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

Sipas portalit Militarnyi, sulmi u krye nga grupi i betejës "Sky Predators". Droni i tyre Shrike-10 FPV, i pajisur me një kokë rakete PG-7M, goditi helikopterin në mes të fluturimit.

Dronët FPV, të kontrolluar në kohë reale nga operatorët nëpërmjet kamerave, janë bërë një nga armët më efektive gjatë konfliktit në Ukrainë.

Megjithatë, rrëzimi i avionëve në ajër është jashtëzakonisht i rrallë sepse kërkon precizion kundër objektivave të shpejtë dhe të paparashikueshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos