Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, premtoi sot se do ta zgjidhë problemin e krimit në Çikago, duke e cilësuar atë si “qytetin më të rrezikshëm në botë" deri tani.
"Do ta zgjidh problemin e krimit, siç bëra në Uashington", shkroi ai në një postim në platformën Truth Social, duke iu referuar vendosjes së forcave federale në Çikago.
Pas Los Anxhelosit në qershor dhe Uashingtonit në mesin e gushtit, Trump po kërcënon të dërgojë agjentë dhe ushtarë federalë në qytete të tjera të kontrolluara nga demokratët, si Çikago, Nju Jorku, Baltimori ose Bostoni.
“Çikago është kryeqyteti i vrasjeve në botë”, shkroi ai më pas me shkronja kapitale, në postimin e tij.
Guvernatori demokrat i Illinois, J.B. Pritzker, akuzoi presidentin miliarder, i cili e ka quajtur tashmë atë një "diktator", se po përpiqet të përdorë ushtrinë për të sfiduar zgjedhjet e mesit të mandatit të nëntorit 2026.
Si Pritzker ashtu edhe Guvernatori i Merilendit, Wes Moore, akuzojnë Trumpin për kriza artificiale për të justifikuar dërgimin e trupave federale në shtetet demokrate. Trump iu përgjigj Pritzker, duke thënë se ai “ka nevojë urgjente për ndihmë”. “Ai thjesht nuk e di ende", shtoi Trump. (A2 Televizion)