
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur pyetjeve për disa çështje të rëndësishme politike, që pritet të transmetohet në podkastin “Flasim”. Në një video të shkurtër të publikuar nga kryeministri në rrjetet sociale, Rama thotë që Bashkia e Tiranës nuk ka kokë.
“Bashkia nuk ka kokë, domethënë është një eksperiment social, politik dhe ekonomik ky, që një kryeqytet të drejtohet pa kokë”.
Po ashtu Rama thekson se nuk ka ndërmend të zgjedhë një pasardhës në krye të PS-së, duke u shprehur se ai që të sfidon duhet “ta vrasë” politikisht drejtuesin.
“Ai që të sfidon dhe bëhet pasardhës ai duhet të të vrasë, unë personalisht nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës. Në momentin që unë e kapërcej pragun e asaj dere juve do të shpëtoni nga unë”. (A2 Televizion)