
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me situatën e krijuar me pagat e gjyqtarëve, duke theksuar se KLGJ dhe KLP nuk mund të vetëpërcaktojnë se si do të paguhen.
Secili institucion në vendin e vet, shprehet kryeministri, duke sjellë në vëmendje se fondin e pagave të pushtetit gjyqësor e propozon ekzekutivi dhe e miraton Kuvendi.
“Secili institucion në vendin e vet. Fondin e pagave të pushtetit gjyqësor e propozon pushtetit ekzekutiv dhe e miraton pushteti legjislativ. E kur vetë Gjykata Kushtetuese pret parlamentin të ekzekutojë vendimin e saj për pagat e gjyqësorit dhe nuk kuturiset të hapë vetë derën e thesarit të shtetit, çdo koment tjetër është në rastin më të mirë humbje kohe dhe në më të keqin as mos e pyet se ç’është…”, shkruan Rama në rrjetet sociale. (A2 Televizion)