
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi takime me strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë Elbasan, Berat dhe Kukës, ku në fokus ishte rritja e parametrave të sigurisë.
Hita e vuri theksin te siguria në shkolla, dhe kërkoi nga strukturat që, me fillimin e procesit të ri mësimor, shërbimet e Policisë të jenë maksimalisht të angazhuara, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë në shkolla, për garantimin e sigurisë së nxënësve dhe për të siguruar një proces mësimor sa më të qetë dhe të sigurt.
“Më tej, Drejtori kërkoi që shefat e Komisariateve të ndjekin çdo ditë këtë prioritet dhe të trajtojnë vetë çdo shqetësim të adresuar nga shkollat që ka të bëjë me sigurinë e nxënësve. Njëkohësisht, Sektorët e Narkotikëve, Shqiponjat dhe Operacionalet do të jenë të fokusuara në perimetrin e sigurisë, me qëllim që territori i shkollës të jetë i paprekshëm nga personat që tentojnë të shesin lëndë narkotike apo të shkaktojnë konflikte me nxënësit", thuhet në njoftimin për media.
"Ndërkohë, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, kërkoi intensifikimin e monitorimit të qarkullimit rrugor, përfshirë përdorimin e mjeteve inteligjente, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ndërhyrjen e menjëhershme në rast të evidentimit të shkeljeve. Drejtori i Përgjithshëm kërkoi që çdo drejtues të mbajë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për situatën e sigurisë në territorin që mbulon, duke ndjekur nga afër problematikat dhe duke garantuar reagim të shpejtë e profesional ndaj çdo shqetësimi të qytetarëve", vijon njoftimi.
Ndërkohë, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, kërkoi intensifikimin e monitorimit të qarkullimit rrugor, përfshirë përdorimin e mjeteve inteligjente, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ndërhyrjen e menjëhershme në rast të evidentimit të shkeljeve.
(A2 Televizion)